Blog

Si të dekorojmë shtëpinë për Krishtlindje

Si të dekorojmë shtëpinë për Krishtlindje: cilin dekorim Krishtlindjesh të zgjedhim për një dekor në një stil modern dhe tradicional. Ide dekorimi për tryezën e Krishtlindjeve, oxhakun, hyrjen e shtëpisë, shkallët, kuzhinën, dhomën e ndjenjes dhe çdo mjedis tjetër në shtëpi.

foto1

Arredimi dhe dekorimi i shtëpisë tuaj për Krishtlindje përfaqëson një periudhë qetësuese dhe relaksuese, për të ndarë me partnerin tuaj, fëmijët tuaj, miqtë dhe të afërmit.

Si të dekorojmë shtëpinë për Krishtlindje?

foto2

Hapi i parë për ti dhënë mjedisit të shtëpisë tuaj magjinë e Krishtlindjeve është për të zgjedhur ngjyrat dhe stilin që i përshtatet më mirë dekorit tuaj.

Për një arredim të shtëpisë tuaj në stil klasik, ngjyrat për të zgjedhur me siguri do të jenë ato tradicionalet të tilla si: të kuqe, ari, argjendi, jeshile dhe të bardhë.

foto3

Ndërsa për një dekor modern dhe minimalist, nuk do të ketë kufizime për ngjyrat dhe linjat e pazakonta të pemës së Krishtlindjeve, mbulesave, perdeve dhe dekorimeve të tjera .

Të gjitha dekorimet e Krishtlindjeve do të bëjnë shtëpinë tuaj të ngrohtë dhe mikpritëse.

 

Ngjyra dhe ide për të dekoruar shtëpinë për Krishtlindje

foto4

Pra, ka shumë ide dhe këshilla për të dekoruar shtëpinë për Krishtlindje në varësi të ngjyrës zgjedhur.

Ne le të shohim kompozimet më interesante dekorative të Krishtlindjeve.

 

Dekorime Krishtlindjesh në të kuqe

foto5

E kuqja është ngjyra tradicionale e Krishtlindjeve.

E kuqja është një simbol i vitalitetit, lindjes fetare, por është edhe ngjyra e familjes mbretërore.

Gjithmonë e kuqja është përdorur si një simbol i Krishtlindjeve. Shumë ide për të dekoruar shtëpi me të kuqe, përputhen edhe me ngjyra si të bardhë, ari dhe argjendi.
Ajo është perfekte për perdet, çarçafët, mbulesat e tavolinës dhe gjithë elementet shoqërues zbukurues.

 

Dekorime Krishtlindjesh në të bardhë

foto6
E bardha është një tjetër protagoniste e rëndësishme e Krishtlindjeve, një simbol i pastërtisë, që na sjell ndër mend dëborën e bardhë.
E bardha nuk del asnjeherë nga moda dhe është idealja për çdo okazion. Perdet i japin dritë shtëpisë nëse zgjidhen të bardha, çarçafët e shtresat e krevatit po ashtu janë shumë komforte përgjatë gjithë vitit.

 

Dekorime Krishtlindjesh në të artë e të argjendtë

foto-7

Ari dhe argjendi janë dy ngjyra shumë të forta metalike, të përdorura së fundmi për më tepër të shoqëruara me ngjyra të tjera, të tilla si të bardhë, e kuqe, jeshile, rozë, vjollcë, e zezë, blu, etj.
Perdet me elementë të artë , jastëkët dekorues dhe mbulesat e tavolinës janë tendencë e fundit në të gjitha trendet perëndimore.

foto-8
Këto ngjyra janë përdorur për dekorimet e Krishtlindjeve që përfshijnë tryezën e Krishtlindjeve, pemën e Krishtlindjeve, perdet, pëlhurat, objektet dhe orenditë.

 

Dekorime Krishtlindjesh në të gjelbër

foto9

E gjelbra është një nga ngjyrat tradicionale të Krishtlindjeve. Ajo përfaqëson shpresën, dhe ne shpesh e gjejmë në dekorimet e stilit tradicional, dhe mbi të gjitha në dekorimet e pemëve të Krishtlindjeve që shpesh zgjidhet e gjelbër për të lënë përshtypjen e natyrales ose ajo përshtatjen me nuanca të tjera.
Perdet dhe aksesorë të tjerë në të gjelbër përbejnë një variant ideal për Krishtlindjet tuaja.

foto-10
E gjelbra është një ngjyrë që përqafon në mënyrë të përkryer të bardhën dhe të kuqen, por edhe materiale natyrore të tilla si druri, spangot dhe kartonin.

Read the latest car news and check out newest photos, articles, and more from the Car and Driver Blog.

Read More