Rreth Nesh

Kush jemi ne!

Perde KARTERI

Prej 20 vitesh ushtrojme aktivitetin  tone ne sektorrin e arredimit tekstil me perde,tapiceri,korniza dhe grila te brendshme per apartamente,vila,hotele,bare dhe restorante.Kjo eksperience na mundeson te kemi njohuri te shkelqyera mbi linjat me te mira qe stilistet e kesaj fushe nxjerrin cdo sexzon.
Trajnimet e herepashershme te stafit tone i japin besueshmeri maksimale klientit ne sygjerimet qe ne ofrojme.

Perde Karteri ofron perde te te gjitha modeleve dhe dimensioneve te kombinuara me larmishmerine e kornizave metalike, druri apo dhe swarovski si dhe shumellojshmeri grilash te brendshme druri, veneciane,vertikale, rrolera,
Gjithashtu ne ofrojme edhe copa tapicere ne nje shumellojshmeri dhe cilesi te larte.

Keshtu i ofrojme klientit me te miren e modes se fundit duke i dhene mundesine gjithkujt te kete nje ambient bashkohor,e ne perputhje me shijet e tij..
Per kete arsye jemi te bindur qe ofrojme produkte ne nje raport ideal ,cilesi , cmim dhe model.
Kemi koleksione dhe montojme cdo tip perdeje per te gjitha llojet e mureve,kendeve e specifikimeve me unike qe mund te kerkoje cdo shtepi.

Ne dyqanet tona ju mund te zgjidhni nje game te larmishme ne ngjyra,copa e nderthurje te cilat me se miri do te perputhen me deshirat e pritshmerite qe keni projektuar per dhomat tuaja te cilitdo ambjenti.Ne disponojme arkitektet tane ,te cilet fale eksperiences dhe trajnimeve te herepashershme ju japin mundesine dhe ju dhurojne nje larmi te jashtzakonshme te modeleve tona qe ju garanton produktin e enderruar.

Ne disponojme eksluzivitetin e copave per perde te firmes prestigjoze Guy Laroche,Dilzas sikurse edhe te firmave te njohura ne rang Boteror Novella,Rubini,Style etj.
Klientet tane jane individe,familjare,subjekte private e shteterore te cilet prej vitesh kane besim e siguri ne markat tona e gjithmone na besojne ne,ne arredimet per ambjentet e tyre.

Vizitoni dyqanet tona

Bashkëpunim me firmat më të njohura!